A do të jetë pjesë e Big Brother? Xhensila Pere tregon të vërtetën për Luiz Ejllin N’SPAK

A do të jetë pjesë e Big Brother? Xhensila Pere tregon të vërtetën për Luiz Ejllin N’SPAK

21:52, 18/07/2024
A+ Aa A-

Xhensila Pere në podcast-in “N’SPAK” me gazetarin Ermal Qori, tregoi se ka shumë dëshirë të jetë pjesë e “Big Brother 4”. Ajo ka qenë pjesë e këtij show, por jo si personazh VIP. Pere tha se ka refuzuar ftesën e Big Brother në edicionin e parë.

“Ftesë për në Big Brother” kam marrë në sezonin e parë, por nuk doja të isha pjesë. Këtë vit nuk kam marrë asnjë ftesë. Po ma ka qejfi. Nuk është e nevojshme aty që të nxjerrësh anën tënde më të keqe. Kur je VIP është më e lehtë sepse ti je dikush dhe nuk ka nevojë të bësh diçka për të rënë në sy të publikut sepse derisa ti je pjesë e Big Brother emri yt përfaqëson diçka”, tha Pere.

Sa i përket fituesve të Big Brother, Xhensila u ndal tek Luiz Ejlli. Pere tha se ai ka fituar zemrat e publikut dhe ka luajtur një lojë me strategji mjaft interesante.

Absolutisht që Luizi ka ndryshuar lojën dhe se si do të funksiononte loja. Për mua, Luizi duket sikur është ai që e ka shpikur Big-un. Ai gjeti fundin dhe ua bëri shumë herë më të vështirë personazheve që ishin dhe do jenë pjesë sepse nuk la asnjë hapsirë boshe që dikush të shkonte dhe të bënte një lloj strategjie. Ai përdori çfarëdo arme të mundshme dhe e komplimentojë për këtë”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco