Johnny Depp nxjerr në shitje pikturat e tij, ja sa kushton njëra prej tyre

Johnny Depp nxjerr në shitje pikturat e tij, ja sa kushton njëra prej tyre

16:29, 18/07/2024
A+ Aa A-

Aktori Johnny Depp ka zbuluar një pikturë të frymëzuar nga ish-partnerja e tij Vanessa Paradis, duke e përshkruar atë si “gjithçka që nuk mund të isha kurrë”. Perandoresha është pjesë e koleksionit të fundit të aktorit me katër vepra arti të frymëzuara nga letrat tarot.

Sipas webit të galerisë vetëm njëra prej pikturave kushton rreth 4 mijë dollarë, ku sigurisht në fund të punimit ndodhet edhe firma e Depp.

Ndërsa Depp është më i njohur për punën e tij në Hollywood, ai është gjithashtu një muzikant dhe piktor, dhe publikoi koleksionin e tij të parë të veprave artistike në 2022 vetëm disa javë pasi fitoi çështjen e tij gjyqsore për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard në SHBA.

61-vjeçari thotë se imazhet e paraqitura në katër pjesët e reja – The Lovers, The Emperor and Strength, si dhe The Empress – janë frymëzuar nga jeta, ëndrrat dhe karriera e tij e aktrimit. Perandoresha është një sinonim për Paradis, nënën e fëmijëve të Depp, Lily-Rose dhe Jack, dhe bazohet në një nga pikturat e tij të vjetra, të përdorura për kopertinën e albumit të vitit 2007 Divinidylle.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco