Princesha nga Dubai që u divorcua përmes Instagramit, me nënë greke nga Sparta

Princesha nga Dubai që u divorcua përmes Instagramit, me nënë greke nga Sparta

12:44, 18/07/2024
A+ Aa A-

Kush është princesha nga Dubai që u divorcua përmes Instagramit? Nëna e saj greke dhe udhëtimi i muajit të mjaltit në Mykonos. Me origjinë nga Sparta, nëna e princeshës 30-vjeçare quhet Zoe Grigorakou.

Princesha sheike Mahra Bind Mohammed Bin Rashid Al Maktoum ka rrënjë greke, ajo që u bë objekt i mediave ndërkombëtare për mënyrën se si u divorcua nga burri i saj biznesmen, duke lënë të kuptohej se ai e tradhtoi.

Kujtojmë se duke përdorur ligjin e Sheriatit, princesha 30-vjeçare e njoftoi divorcin përmes Instagramit duke i shkruar tri herë bashkëshortit të saj “Divorcohem, divorcohem, divorcohem”.

Image

Nëna e sheikes Mahra është Zoe Grigorakou, me origjinë nga Sparta dhe ishte r martuar me kryeministrin aktual të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, me të cilin tani është e divorcuar. Në dhomat princërore të pallateve të sheikut të Dubait, dy gra flisnin greqisht dhe në të vërtetë me dialekt spartan. E natyrshme pasi bëhej fjalë për gruan e tij të 5-të, Zoe Grigorakou nga Sparta dhe vajzën e tyre Mahra...

Princesha 30-vjeçare ka postuar disa fotografi të nënës së saj në llogarinë e saj në Instagram ku ka njoftuar edhe divorcin.

Vitin e kaluar, në fakt, Zoi Grigorakou ishte pranë vajzës së saj gjatë diplomimit në një universitet në Londër.

Image

Kur grataçiela Khalifa në Dubai u pikturua me ngjyra greke për festën kombëtare të 25 marsit, princesha 30-vjeçare postoi një foto të ndërtesës ikonike në ngjyrë blu dhe të bardhë me një zemër blu pranë saj.

Në fakt, çifti kishte zgjedhur Greqinë për të kaluar muajin e mjaltit pas martesës së tyre në maj 2023. Sheika Mahra dhe bashkëshorti i saj biznesmen, Sheiku Mana bin Mohammed Rashid bin Mana Al Maktoum, kishin zgjedhur Mykonos në atë kohë, ndër të tjera, për ski jet. Sheiku Mana bin Mohammed Rashid bin Mana Al Maktoum kishte postuar madje një foto të një plazhi në ishullin e erërave.

Image

Çifti fillimisht kishte nënshkruar një kontratë sipas ligjit islamik përpara dasmës e cila u zhvillua në fund të majit 2023 me princeshën 30-vjeçare që zgjodhi një fustan nusërie nga Ezra Coutoure.

Edhe pse martesa e tyre u vulos me ardhjen e një fëmije në maj të këtij viti, duket se diçka nuk shkonte në marrëdhënien e tyre me princeshën, e cila njoftoi divorcin duke shkruar në Instagram: “Burri im i dashur, pasi je i zënë me lidhje të tjera, unë po shpall divorcin tonë. Po ndahem, po ndahem, po ndahem. Kujdesu për veten. Nga ish-gruaja jote”.

Kujtojmë se sheiku Mohammed është një nga pronarët më të mëdhenj të pronave në Mbretërinë e Bashkuar pasi, sipas Guardian, ai zotëron më shumë se 400,000 hektarë tokë në Londër, Skoci dhe Suffolk./ar/sh/SYRI.NET

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco