Eddie Murphy i jep fund beqarisë

Eddie Murphy i jep fund beqarisë

17:11, 15/07/2024
A+ Aa A-

Eddie Murphy dhe Paige Butcher janë martuar zyrtarisht.

I nominuari për ‘Oscar’, 63 vjeç, dhe modelja australiane, 44 vjeçe, u martuan gjashtë vite pas fejesës së tyre.

Ata kanë gjithashtu një vajzë 8-vjeçare, Izzy Oona, dhe një djalë 5-vjeçar, Max Charles.

Murphy dhe Butcher u martuan të martën, më 9 korrik në Anguilla në një ceremoni të vogël private para familjes dhe miqve të ngushtë.

Butcher kishte veshur një fustan korse të stolisur me dantella të dizenjuar nga Mira Zëillinger, ndërsa dhëndri një kostum të bardhë.

Kjo shënon martesën e dytë për Murphy dhe të parën për Butcher.

Lajmi për martesën e tyre vjen më pak se një muaj pasi Murphy dhe Butcher u shfaqën së bashku gjatë premierës së “Beverly Hills Cop: Axel F” në Los Angeles më 20 qershor.

Çifti në ndërkohë filluan të takoheshin në vitin 2012.

Dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, Izzy, më 3 maj 2016.

Më pas, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, Max, më 30 nëntor 2018, dy muaj pas fejesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco