FOTO/ Pse vëllai i Julia Roberts nuk lejohet të flasë për aktoren

FOTO/ Pse vëllai i Julia Roberts nuk lejohet të flasë për aktoren

13:11, 14/07/2024
A+ Aa A-

Eric Roberts ka dhënë një intervistë në podkastin ‘Still Here Hollywood’ dhe ndër të tjera ka marrë pyetje për motrën e tij, Julia , por ka thënë se nuk i lejohet të flasë për të.

Aktori, i cili ka më shumë se 700 tituj në karrierën e tij shumëvjeçare që përfshin pesë dekada , është vëllai më i madh i 56-vjeçares Julia Roberts , me të cilën ai ka pranuar se ka një marrëdhënie të komplikuar.

Shkaku i marrëdhënies së turbullt mes tyre është beteja e Erikut me varësinë, e cila e bëri atë të humbasë edhe një grua tjetër të rëndësishme në jetën e tij, gruan dhe aktoren Kelly Cunningham.

Julia, ishte e pandashme me vëllain e saj, madje financoi tarifat ligjore të kunatës së saj gjatë një beteje për kujdestarinë për vajzën e çiftit, Emën. Aktori 68-vjeçar, sipas Independent , kishte folur në vitin 2018 në një intervistë për Vanity Fair për marrëdhëniet e këqija që mban me motrën e tij, madje duke fajësuar edhe veten.

Image

‘Isha rraskapitës në shoqërinë time. Ankohesha, fajësoja, nuk kënaqesha dot me asgjë. Gjithkush në botën time kishte nevojë për një pushim ndonjëherë, dhe kjo duhet të ketë përfshirë Julia, ‘tha ai në një intervistë në atë kohë.

Për më tepër, Eric pretendon se Julia Roberts tani e ka udhëzuar atë që të mos flasë publikisht për marrëdhënien e tyre. Duke folur në të njëjtin podcast, Eric Roberts i tha prezantuesit Steve Kmetko: ‘Unë e dua motrën time, por nuk mund të flas për të’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco