Kate Middleton në finalen e Wimbledon,do t'i dhurojë trofeun fituesit

Kate Middleton në finalen e Wimbledon,do t'i dhurojë trofeun fituesit

11:55, 14/07/2024
A+ Aa A-

Princesha Kate Middleton do të marrë pjesë të dielën në finalen e Wimbledonit dhe do të ndajë trofeun fitues, sipas një njoftimi nga Pallati Kensington.

Më parë ishte diskutuar nëse princesha Kate do të mund të kryente detyrën e saj, të gjitha këto varësisht nga gjendja e saj shëndetësore. U raportua gjithashtu se kush do ta zëvendësonte princeshën nëse ajo nuk do të mundte. Sipas informacioneve, ishte planifikuar që Dukesha e Gloucestera, Brigitte, të merrte përsipër këtë detyrë. 

Këto ditë në Wimbledon janë parë edhe prindërit e princeshës Kate, Carol dhe Michael Middleton, por vajza e tyre nuk ishte me ta. Princesha është një adhuruese e madhe e tenisit, e pëlqen ta luajë dhe shkon në çdo finale të Wimbledon që nga viti 2011, kur u martua me princin William.

Të dielën, në finalen e Wimbledonit do të përballen Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz. Finalja do të fillojë në orën 15:00.

Kujtojmë që princesha Kate Middleton njoftoi disa muaj më parë se vuan nga kanceri dhe u shfaq për herë të parë në publik në mesin e qershorit, pas Krishtlindjeve.

Në atë kohë, ajo mori pjesë në ngjarjen “Trooping the Colour” së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore dhe u shfaq në ballkonin e njohur të Pallatit Buckingham. Publiku mezi priti që princesha të shfaqej përsëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco