Në të njëjtin vend, në të njëjtën orë, të njëjtën foto: Jonida dhe Bora bashkë në makinë drejt Vlorës?!

Në të njëjtin vend, në të njëjtën orë, të njëjtën foto: Jonida dhe Bora bashkë në makinë drejt Vlorës?!

14:47, 13/07/2024
A+ Aa A-

Bora Zemani dhe Jonida Maliqi, dikur ish-kunata, së fundmi kanë bërë një postim në rrjetin social Instagram që ka ngjallur kërshëri të madhe te ndjekësit.

Ato kanë postuar një Story e cila jo vetëm që ka përmbajtjen e njëjtë, por është në të njëjtin vend, në të njëjtën orë. Sytë kureshtarë kanë vënë re që edhe makinat para janë të njëjta, thjesht këndi i fotos ndryshon shumë pak.

Image

Dhe përveçse kësaj postimet e radhës tregojnë se të dyja ato mbrëmjen e kësaj të premte ishin në Vlorë. Dikur kanë patur një raport të mirë, por pas ndarjes së Jonidës nga Romeo ato nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Image

Kjo ndoshta tregon që ato ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe kanë qenë duke udhëtuar së bashku, dhe një gjë të tillë kanë dashur ta ndajnë edhe me ndjekësit (e vëmendshëm sigurisht..:))

“E kam me perëndimin, jo me trafikun”, ka shkruar Bora, ndërkohë Jonida, “S’ka fare trafik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco