Sot të dashuruar në krahët e njëri-tjetrin, Jori tregon njohjen me reperin italian: Isha në lokal me të dashurin tim kur e pashë

Sot të dashuruar në krahët e njëri-tjetrin, Jori tregon njohjen me reperin italian: Isha në lokal me të dashurin tim kur e pashë

20:55, 12/07/2024
A+ Aa A-

Këngëtari italian dhe Jori janë një ndër çiftet të cilët prej kohësh komentohen gjerë e gjatë si në Itali, po ashtu dhe në Shqipëri.

Por, si janë njohur ata të dy? Ka qenë Jori e cila ka treguar për  herë të parë njohjen me reperin i cili sot ka “zemrën e saj”.

Ish-banorja e Big Brother Vip tregoi se me Fred De Palmën janë njohur 7 vite më parë, në një kohë kur ajo ishte e dashuruar dhe në lidhje me një tjetër person.

PËr hërë të parë ata janë parë në një lokal ku Jori ishte e shoqëruar me të dashurin e saj, madje, madje për të atë natë u bë dhe një sherr.

 “Ne kemi 7 vite që jemi njohur, nuk e ka thënë asnjëherë publikisht, por unë kama qenë e lidhur atëherë me një ishin tim, Simonen. Kemi qenë në një club, ka qenë edhe Fredi atje, dhe në një moment kur po kaloja vetëm, ai thotë “kush është ajo”, pyet dhe pronarin për mua. Bënte pak si garip, dhe ai pronari i tha “është e dashura e shokut tim”, e kishte edhe shok Simonen ai.

Janë zënë, është bërë një çështje… Të nesërmen i kërkon dhe falje atij, i thotë; nuk e dija që ishte e dashura jote”, mua pastaj më shkruan pas kohësh, unë i jam përgjigjur shumë keq, se s’më pëlqente ai si arrogant. Pas 3 vitesh, agjencia ime në Milano më thotë për një videoclip, ishte për Fred De Palmën.

Ai ka qenë i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur, por si profesionalistë kemi bërë videclipin dhe kaq. Para dy vitesh, kur isha single, më shkruan në Instagram dhe unë iu përgjigja. Isha e mërzitur dhe folëm, zbulova një anë tjetër të tij. Jemi të dashuruar shumë”, tregoi ajo, për "Pushime on Top".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco