Çfarë janë blerjet impulsive dhe si ti shmangim ato

Çfarë janë blerjet impulsive dhe si ti shmangim ato

16:48, 12/07/2024
A+ Aa A-

Nëse flasim sinqerisht, blerjet impulsive janë zbavitëse edhe pse mund të jenë  vetëm në momentin e blerjes, sepse këto blerje kanë efekt negativ në aspektin financiar dhe psikologjik të personit që i bën këto blerje .

Duke përjashtuar produktet ushqimore, përmes blerjeve impulsive, blerësit në tërë botën më së shumti harxhojnë në veshmbathje. Vera, revistat, librat dhe produktet kozmetike janë edhe disa nga produktet tjera që tërheqin konsumatorët në blerje impulsive.

Për të treguar se sa shumë para shpenzohen në blerje të tilla, marrim shembull studimin e vitit 2000 nga i cili u tregua se vetëm popullata amerikane shpenzon më shumë se 4 miliardë dollarë për shkak të blerjeve impulsive.

Blerjet impulsive janë shndërruar në një problem global, ku sipas ekspertëve të ekonomisë rreth 40% e të gjitha blerjeve konsiderohen impulsive, prandaj kjo e godet në mënyrë direkte menaxhimin e buxhetit familjar.

Fatmirësisht, janë disa këshilla që ndihmojnë të gjithë ata që kanë problem me këto blerje: Krijoni një listë pritjeje 30 ditore për blerjet e mëdha, gjeni mënyra tjera për të argëtuar veten pa shpenzuar, mos kaloni kohë në dyqane online, kur shkoni për të blerë gjithmonë përgatitni një listë paraprakisht, mos bëni blerje kur nuk jeni mirë emocionalisht dhe mbani me vete vetëm shuma të vogla parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco