FOTO/ Pushimet ekzotike të Ancelottit në SHBA, qetësi absolute dhe jetë kaubojsi

FOTO/ Pushimet ekzotike të Ancelottit në SHBA, qetësi absolute dhe jetë kaubojsi

11:41, 12/07/2024
A+ Aa A-

Pasi festoi fitoren e pestë të Champions League me Real Madridin, në fillim të qershorit, Carlo Ancelotti nisi pushimet e merituara. Kësaj vere po pushon në SHBA.

Megjithatë, kësaj here trajneri italian nuk zgjodhi një destinacion të njohur, ndonjë qytet të madh, por vendosi të pushojë në një qytet të vogël në Montana.

“Carletto” i befasoi të gjithë, u shfaq hipur mbi një kalë, me kapele kauboji në kokë.

Foton e hodhi në rrjetet sociale, me gruan e tij Mariann Barrena në krah, në një vend ku ndoshta askush nuk e di se cili është ai.

Ishte një tjetër sezon triumfues për Ancelottin, i cili fitoi La Liga-n dhe mbi të gjitha Ligën e Kampionëve, trofeu i pestë në karrierën e tij. Një rekord absolut, që tashmë ishte i tij, por e përmirësoi atë.

Një ditë pas triumfit në “Wembley”, trajneri i bardhë festoi suksesin e Champions League në Madrid.

Pastaj nisën pushimet amerikane për trajnerin italian, i cili është në një lidhje me Mariann Barrena, avokate kanadeze.

Bashkë po kalojnë pushimet në SHBA. Atje, në Montana, “Don Carlo” (siç e thërrasin në Madrid) shijoi më shumë se një shëtitje me kalë.

Trajneri ka postuar edhe një foto në të cilën portretizohet me gruan e tij, të dy janë mbi kuaj, me kapele kauboji dhe rroba tipike Montana.

Ancelotti, si trajnerët e tjerë të mirë (Ferguson dhe Allegri), ka një pasion për kuajt.

Fotoja mori shumë “like”, edhe nga disa lojtarë të tij si Kroos dhe Vinicius.

Më pas Ancelotti postoi një tjetër foto të bukur, në të cilën portretizohet në një vend klasik të Montana.

Image

Duket si një skenë filmi, por në fakt është jeta reale e trajnerit me më shumë tituj të Champions League.

Ai ka kaluar një mbrëmje në atë sallon, në Darby, një qytet i vogël që në regjistrimin e fundit (2020) kishte 783 banorë.

Image

Edhe në këtë rast, trajneri italian dëshmon të jetë unik, gjithashtu numër një në zgjedhjen e vendit ku po kalon pushimet verore. Pushime të qeta për një njeri të qetë dhe fitues, aty ku ndoshta askush nuk e njeh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco