Britney Spears: Nuk do të lidhem kurrë më me një burrë sa të jem gjallë

Britney Spears: Nuk do të lidhem kurrë më me një burrë sa të jem gjallë

18:36, 09/07/2024
A+ Aa A-

Përmes një postimi në Instagram, Britney Spears ka njoftuar se është sërish single, pas ndarjes nga partneri Paul Richard Soliz.

Sipas Britney-t, ka qenë ajo që ka vënë në dyshim disa sjellje të fundit të ish-partnerit me fotografët gjë që ka çuar në ndarje të çiftit.

“Ai uli qëllimisht xhamin e makinës dhe u afrua nga unë që të merrte vëmendjen e fotografëve. Më pas, e kuptoi çfarë bëri dhe qëndroi në sedijen e makinës duke qarë dhe duke folur në telefon me nënën e tij,” tha Spears.

Këngëtarja thotë nuk do të lidhet kurrë më me një mashkull.

“Tejet beqare! Nuk do të jem më kurrë me një burrë tjetër për sa kohë të jem gjallë,” shkroi ajo në postimin në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco