Kanye West i shkruajti në Instagram pa e njohur, modelja publikon bisedën: Është edhe i martuar...

Kanye West i shkruajti në Instagram pa e njohur, modelja publikon bisedën: Është edhe i martuar...

16:24, 09/07/2024
A+ Aa A-

Reperi Kanye West akuzohet se i ka dërguar mesazhe sugjestive një modeleje në Instagram, pavarësisht se është i martuar me Censorin. Mikaela Lafuente e akuzoi reperin se foli në një mënyrë të papërshtatshme ndaj saj në rrjete sociale.

"Ishte qesharake," tha ajo. “Në fillim nuk e besova dhe mendova se ishte një llogari false, por nuk ishte.”

“Mesazhi ishte shumë i çuditshëm pasi nuk kisha folur kurrë me të apo nuk e kisha parë personalisht më parë” shtoi modelja.

Ye vazhdoi të pyeste nëse ajo donte të "shoqërohej" dhe të dëgjonte albumin e tij të fundit, por ajo refuzoi ofertat e tij.

“Nuk mendoj se është në rregull t'u dërgosh mesazhe grave të tjera kur je i martuar, tradhëtia në marrëdhënie është e papranueshme.”

Kanye u martua me Bianca Censorin në dhjetor 2022. Modelja pretendon se pasi ajo refuzoi kërkesën e tij, Kanye i fshiu të gjitha mesazhet në Instagram.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco