Sa qenka rritur! Angelina Jolie bën daljen e rrallë publike me djalin Knox

Sa qenka rritur! Angelina Jolie bën daljen e rrallë publike me djalin Knox

16:04, 09/07/2024
A+ Aa A-

Aktorja e Hollywood, Angelina Jolie është fotografuar nga paparacët duke bërë pazar në një dyqan për kafshë në Los Angeles. Kjo është dalja e saj e parë me djalin Knox pas më shumë se 2 vitesh, si dhe pas ndarjes nga Pitt.

Nga hera e fundit që është shfaqur në publik, Knox tashmë është një adoleshent dhe ndryshimet në fizik vihen re që nga gjatësia me nënën e tij, Jolie, shkruan Page Six. 

 

Për këtë dalje të rrallë, ai kombinoi një T-shirt me pantallona të shkurtra atletike të zeza, çorape të bardha dhe atlete të larta Nike. Ndërkohë, Jolie, 49 vjeç, zgjodhi një opsion më formal dhe të sofistikuar. Ajo kishte veshur një xhaketë sportive dhe pantallona të zeza, të kombinuara me çizme me taka të zeza dhe syze dielli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco