Taulant Seferi zyrtarish single! Çfarë ndodhi me lidhjen 4-vjeçare?

Taulant Seferi zyrtarish single! Çfarë ndodhi me lidhjen 4-vjeçare?

18:57, 08/07/2024
A+ Aa A-

Futbollisti i kombëtares, Taulant Seferi ka ngjallur një interes për futbollin edhe te vajzat, që nuk e kanë ndjekur ndonjëherë këtë sport.

Gjatë eleminatoreve për “Euro 2024” arriti të tërheqë shumë vëmendje për pamjen e tij fizike dhe u bë “hit” në rrjetet sociale.

Por së fundmi Seferi ka rindezur shpresën që kishte shuar te vajzat. Ai ka treguar se është sërish single. Futbollisti, pranoi se nuk është më në një lidhje, duke u shprehur:

“Jam single. Kam dalë dikur në një intervistë kam thënë se jam në lidhje, por tani jam single”, u shpreh Seferi.

Më parë futbollisti na kishte treguar se kishte 4 vite me partneren e tij që jeton në Zvicër, por duket se tashmë gjithcka ka marrë fund mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco