‘Vajza më e bukur shqiptare‘, Capital T pranon për herë të parë të vërtetën për Adrola Dushin, tregon planet për dasmë

‘Vajza më e bukur shqiptare‘, Capital T pranon për herë të parë të vërtetën për Adrola Dushin, tregon planet për dasmë

17:49, 08/07/2024
A+ Aa A-

Këngëtari Capital T i ftuar në Top Arena, dha një deklaratë për herë të parë për bukuroshen shqiptare Adrola Dushi, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

I pyetur nga Edi Manushi se kush është vajza më e bukur shqiptare sipas tij, artisti dha emrin e saj.

“Ne si racë jemi shumë të bukur, ka femra jashtëzakonisht shumë të bukura. Atë se them vetëm unë, por e thotë krejt Shqiptaria që Adrola Dushi është një ndër vajzat më të bukura shqiptare”, u shpreh Capitali.

Pak ditë më parë Adrola gjithashtu e ka konfirmuar në emisionin ‘S’e Luan Topi’ se është e dashuruar me “djalin më të bukur shqiptar”, por pa përmendur emër.

Capitali, tregoi edhe detaje nëse po planifikojnë një dasmë. “Unë jam njeri shumë familjar, e shoh vetën në një të ardhme të afërm me një fëmijë, por për dasmën nuk kemi datë të afërt, por është në planet e mia”, zbuloi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco