Ish-sulmuesi i Chelseas zbulon ëndrrën e Cristiano Ronaldos

Ish-sulmuesi i Chelseas zbulon ëndrrën e Cristiano Ronaldos

16:33, 08/07/2024
A+ Aa A-

Ish-sulmuesi i Chelsea-t, Adrian Mutu, thotë se Cristiano Ronaldo është i vendosur të luajë përkrah djalit të tij, Cristiano Jr, para se të dalë në pension.

39 vjeçari dhe Cristiano Jr, 14 vjeç, aktualisht luajnë të dy për Al Nassr në Arabinë Saudite.

 

Ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester United, Ronaldo, është kapiteni i ekipit të parë të Al Nassr, ndërsa Cristiano Jr ishte pjesë e ekipit të të rinjve të klubit që fitoi titullin e Premier Ligës U13 të Arabisë Saudite sezonin e kaluar.

Cristiano Jr, i cili mbushi 14 vjeç vetëm në qershor, duket se ende është të paktën disa vite larg nga depërtimi në ekipin e parë.

Mutu ka sugjeruar se Ronaldo do të përpiqet të zgjasë karrierën e tij mjaftueshëm në mënyrë që ai dhe fëmija i tij i madh të mund të luajnë si bashkëlojtarë.

“Ky është motivimi i tij i vërtetë” – tha Mutu për ‘iAM SPORT’ në Rumani duke shtuar:

“Fakti që ai dëshiron të luajë një ndeshje zyrtare me djalin e tij dhe për këtë arsye nuk dorëzohet. Epo, te Al Nassr është e mundur. Nëse do të ishte në një ekip tjetër, nuk e di, te Real Madrid, do të ishte më e vështirë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco