'Barbie' është shtatzënë! Çifti hollivudian në pritje të fëmijës së parë

'Barbie' është shtatzënë! Çifti hollivudian në pritje të fëmijës së parë

11:08, 08/07/2024
A+ Aa A-

Margot Robbie është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley.

Çifti, që u njohën në xhirimet e dramës Suite Française të Luftës së Dytë Botërore në vitin 2013, do të mirëpresin në jetë foshnjën e tyre. Në fotot e publikuara, aktorja 34-vjeçare shihet e veshur me një bluzë të bardhë, ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Image

Aktorja, e nominuar tre herë për Oscar, u shfaq teksa hipte në një varkë gjatë një pushimi në liqenin e Komos me bashkëshortin e saj.

Çifti nisën romancën në vitin 2014 dhe u martuan në 2016. Ata janë bashkëprodhues në një sërë projektesh, duke përfshirë Hulu’s Dollface, përmes kompanisë së tyre të prodhimit LuckyCap Entertainment. Ata u njohën teksa punonin në Suite Française në vitin 2013, ku Tom Ackerley ishte asistent regjisor dhe ajo para kamerës.

“Ne ishim miq për kaq shumë kohë. Unë kam qenë gjithmonë e dashuruar me të, por kam menduar, ‘ai s’do të më donte kurrë’,”- ka rrëfyer aktroja, duke shtuar: “Mendova ‘mos u bëj budallaqe dhe thuaja që të pëlqen. Dhe pastaj ndodhi, dhe sigurisht që jemi bashkë. Kjo ka kaq shumë kuptim, ashtu siç asgjë nuk ka pasur kuptim më parë”.

Image

Çifti e mban lidhjen e tyre larg syrit të publikut dhe nuk kanë dalë së bashku në tapetin e kuq deri në vitin 2017, pothuajse një vit pas dasmës së tyre.

Çifti kanë punuar së bashku në disa projekte duke përfshirë I, Tonya, Birds of Prey dhe Barbie. Vetëm javën e kaluar Tom zbuloi se kalojnë ’24 orë në ditë’ së bashku në një intervistë të rrallë të përbashkët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco