'Ronaldo humbi dhe ti…’ Ndjekësit kritikojnë Georginën për fotot në rrjetet sociale

'Ronaldo humbi dhe ti…’ Ndjekësit kritikojnë Georginën për fotot në rrjetet sociale

10:41, 08/07/2024
A+ Aa A-

Franca siguroi vendin e saj në gjysmëfinale të Euro 2024 të premten, më 5 korrik, pasi mundi Portugalinë me penallti. Georgina Rodríguez ishte në tribunë në stadiumin Volkspark të Hamburgut dhe nuk donte të humbiste asnjë nga ndeshjet e luajtura nga kombëtarja portugeze gjatë turneut.

Ajo e bëri këtë nga një tribunë VIP, e veshur me një fustan të ngushtë me lule dhe çizme të zeza deri tek kofshët. Dhe, pas eliminimit, ajo ka dashur të ndajë në rrjetet e saj sociale këto fjalë inkurajuese për skuadrën portugeze.

“Sa emocione të bukura kemi përjetuar në këtë Europian. Faleminderit përgjithmonë Portugali”, ka shkruar modelja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Një gjest që nuk është pritur mirë nga disa prej ndjekësve të saj. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se si ajo mund të bëjë një postim duke pozuar menjëherë pasi ekipi i partnerit të saj është eliminuar nga gara.

“Ai humbi dhe ti po poston???” , “Ronaldo është i trishtuar dhe ti poston?” ose “Pa ofendim, por më falni, si mund të postoni diçka ndërsa ai humbi ?” janë disa nga komentet që mund të lexohen në postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco