Vanessa Hudgens reagon pas lajmit se u bë nënë: “Jemi të zhgënjyer”

Vanessa Hudgens reagon pas lajmit se u bë nënë: “Jemi të zhgënjyer”

16:02, 06/07/2024
A+ Aa A-

Aktorja u bë nënë për herë të parë dhe fotot e saj me bebushin në krahë duke dalë nga spitali “Santa Monica” bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave. Në to, shfaqej Vanessa Hudgens e ulur në një karrige me rrota, ndërsa i shoqi, mban disa gjëra në dorë dhe një mjeke i shoqëron në dalje të spitalit.

 

Me siguri, që këto foto e kanë zemëruar jo pak aktoren, e cila ka zgjedhur të bëjë një reagim përmes një postimi në Story në Instagram.

"Jemi të zhgënjyer që privatësia e familjes sonë nuk u respektua dhe u shfrytëzua gjatë kësaj kohe shumë të veçantë", duke shtuar se media u tregua lakmitare për të ushqyer mediat.

Më tej, tha se megjithatë, ajo, babai dhe bebi janë mirë.

Vanessa është e martuar me Cole Tucker, të cilin e ka njohur përmes një seance meditimi në Zoom, gjatë mbylljes në pandeminë Covid-19. Ata u fejuan pas 2 vitesh lidhje dhe më pas, bënë një dasmë madhështore në dhjetor të 2023-shit. Vanessa e tregoi se është në pritje të ëmbël në ceremoninë e çmimeve Oscar, e veshur me një fustan të gjatë e të ngushtë, të zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco