‘Fëmijët kujtonin se kisha vdekur‘, këngëtarja rrëfen aksidentin e rëndë: Qëndrova disa ditë në koma

‘Fëmijët kujtonin se kisha vdekur‘, këngëtarja rrëfen aksidentin e rëndë: Qëndrova disa ditë në koma

10:23, 06/07/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Pranvera Tuda ishte e ftuar  në emisionin “Vizioni i Pasdites” ku rrëfeu detaje nga jeta e saj.

Para disa vitesh, këngëtarja pësoi një aksident të rëndë, ku qëndroi në koma prej 8 ditësh.

Mes lotësh ajo rrëfeu se si e përjetuan familjarët e saj, përfshirë dhe fëmijët aksidentin e rëndë.

“Ka disa vite që merrem me muzikë. Kam bërë pushim 5 vite për shkak të një aksidenti, ndërsa tani kam nisur sërish t’i përkushtohem muzikës. Unë jetën time personale e shpreh me këngë. Projekti i parë ka qenë “Falma Zemrën”. Me shumë vështirësi dhe me pak besim, sepse më ishin shuar shpresat pas aksidentit.

Aksidenti ka ardhur kur unë po kthehesha në shtëpi pas pune dhe nga bora e madhe rrëshkiti makina. Ishte aksident i rëndë. Qëndrova 8 ditë në koma. Pasi jam zgjuar kam pasur probleme tek kujtesa. Fëmijët nuk më kanë lënë të vdes. Kur u zgjova ajo që doja ishte përqafimi i fëmijëve edhe pse shumë herë harroja, nuk mbaja mend a ishin fëmijët e mi apo jo.

Unë kam tre fëmijë. Nuk e përshkruaj dot përqafimin pasi u zgjova. Fëmijët kishin kujtuar se kisha vdekur. Kam pasur shumë problem, dorën e thyer, kjo ka bërë që vajza ime t’a ketë traumë.

Aksidenti ka lënë njollë dhe tek unë dhe tek fëmijët. Nëse un ankohem pak që më dhemb koka, vajza ime direkt më thotë e ke nga aksidenti. Nuk më linin më vetëm, më thonin mami mos ik. Unë që vazhdojë sot karrierën, shtysa ime janë fëmijët, kryesisht vajza.

Në moshën 16 vjeçe jam bërë nënë. Nëse do më jepej mundësia, jetën time do e kisha bërë film”, tha këngëtarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco