Ra nga skena në mes të shfaqjes, Ian McKellen jep lajmin e hidhur: Nuk do të performoj në turneun e Mbretërisë së Bashkuar, mezi po prisja...

Ra nga skena në mes të shfaqjes, Ian McKellen jep lajmin e hidhur: Nuk do të performoj në turneun e Mbretërisë së Bashkuar, mezi po prisja...

09:31, 06/07/2024
A+ Aa A-

Aktori Ian McKellen nuk do të performojë më në turneun e Mbretërisë së Bashkuar të prodhimit të tij të fundit teatror, ​​pasi u plagos gjatë performancës në Londër. Aktori veteran ra nga skena muajin e kaluar gjatë një shfaqjeje të Player Kings në teatrin Noël Coward.

Në një deklaratë, Ian tha se ai kishte pranuar "me ngurrimin më të madh" të mos merrte pjesë në turneun në Mbretërinë e Bashkuar i nxitur nga këshillat mjekësore. David Semark, do të zërë vendin e tij si Sir John Falstaff në turneun kombëtar, i cili zgjat nga 3-27 korrik.

“Dy javë pas aksidentit tim në skenë, lëndimet e mia përmirësohen dita-ditës” tha Ian në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale. “Me ngurrimin më të madh kam pranuar këshillat mjekësore për të mbrojtur shërimin tim të plotë duke mos punuar ndërkohë”.

Ai vazhdoi: Mezi prisja të sillja Player Kings te shikuesit e teatrit në Bristol, Birmingham, Norwich dhe Newcastle. Por unë mund t'i siguroj ata se, me David Semark që luan tani Falstaff, produksioni i Robert Icke dhe kompania e tij e aktrimit mbeten po aq verbuese si kurrë më parë.

Kompania e produksionit tha se mospjesëmarrja në turne do të lejonte Ian të rikuperohej plotësisht.

“Ian vazhdon të rikuperohet shumë mirë, por i duhet kohë për të pushuar dhe për të siguruar një rikuperim të plotë”, thuhet në deklaratë. "Ne vazhdojmë t'i dërgojmë atij urimet tona më të mira."

Në një performance të 17 qershorit, Sir Ian humbi eikulibrin dh era nga skena në mes të performancës. Ai u dërgua në spital dhe shfaqja u anulua atë natë, me Semark që mori rolin në shfaqjet pasuese në Londër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco