Skandali i mashtrimit: Merret vendimi për Chiara Ferragni-n

Skandali i mashtrimit: Merret vendimi për Chiara Ferragni-n

18:46, 05/07/2024
A+ Aa A-

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut në Itali ka përfunduar hetimet në lidhje me influencuesen italiane dhe skandalin me vezët e Pashkëve dhe rastin "Balocco" vitin e kaluar, ku u përfshinë kompanitë e saj.

Sipas këtij autoriteti, Chiara do t’i paguajë 1.2 milionë euro shoqatës së bamirësisë “I Bambini delle Fate” për tre vjet. Të gjitha kompanitë e përfshira në këtë skemë mashtrimi u paraqitën të gatshme për të shlyer masën e detyrimit të vendosur.

Njëherësh, ky autoritet do të verifikojë zbatimin e plotë të detyrimeve nga kompanitë e Chiara Ferragni-t dhe në rast mosrespektimi, krahas rihapjes së procedimeve, do të aplikohet edhe një sanksion administrativ në masë deri në 10 milionë euro e nëse situata përsëritet, mund të shkohet deri në mbyllje të veprimtarisë së bizneseve për një periudhë jo më shumë se 30 ditë.  

Vetë Chiara Ferragni ka reaguar publikisht përmes një komunikate në profilin zyrtar të kompanive. Ajo shprehet se:

“Pas nismës së Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregut që kishte nisur procedimin për çështjen “Easter eggs/Chiara Ferragni”, kompanitë TBS Crew Srl dhe Fenice Srl njoftojnë se hetimi është mbyllur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut, duke pranuar angazhimet e propozuara nga kompanitë dhe palët e tjera në proces".

Më tej, thuhet:

"Në shenjë reagimi dhe nxitjeje për aktivitetet bamirëse, shoqëritë palë në proces janë angazhuar në aspektin ekonomik, të përbërë nga pagesa në favor të shoqatës bamirëse “I Bambini delle Fate” për tre vjet. Fitimet përkatëse të shpërndara, me një minimum të përgjithshëm prej 1,200,000 euro do të shpërndahen për një periudhë trevjeçare".

"Në lidhje me nismat bamirëse, kompanitë kanë vendosur të ndajnë qartë aktivitetet tregtare nga ato bamirëse, duke u zotuar të përmbahen nga kryerja e operacioneve në të cilat aktivitetet tregtare janë të lidhura me aktivitetet bamirëse", shpjegohet në deklaratë.

"Si përfundim, kompanitë janë të përkushtuara për miratimin e rregullimit të brendshëm në lidhje me aktivitetet e komunikimit dhe marketingut, të frymëzuara nga praktikat më të mira në këtë fushë. Kjo do të pasohet me masa të tjera mbrojtëse që garantojnë zbatimin e tyre dhe të shoqëruara nga organizimi i trajnimeve periodike në përfitim të punonjësve të kompanive", përmbyllet deklarata.

Një rikujtesë për çështjen në fjalë:

Historia u bë publike në dhjetor, ku në mediat italiane dolën disa fakte në lidhje me mashtrimin me fushatën e bamirësisë mes Chiara-s dhe kompanisë “Balocco”.

Siç pretendohej në fillim të fushatës, panetonet do të shiteshin në treg me një vlerë 9 euro (ndërkohë që çmimi normal është jo më shumë se 5 euro), ndërsa nga shitja e çdo ëmbëlsire një pjesë do të dhurohej për spitalin në Torino.

Kur skandali u zbulua, autoritetet e krimit ekonomik dhe financiar në Itali, zbuluan se kompania “Balocco” në fakt kishte bërë vetëm një transaksion prej 50 mijë eurosh në llogarinë e spitalit. Kjo ka ndodhur një muaj para se të niste fushata e bashkëpunimit mes Chiara-s dhe kompanisë së ëmbëlsirave.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco