Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionoi ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionoi ndjekësit

12:32, 05/07/2024
A+ Aa A-

Çun Lajçi ka publikuar së fundmi një video që ka emocionuar ndjekësit e tij.

Teksa ai është duke kënduar me çifteli në mes të sheshit në Prishtinë, është surprizuar nga këngëtari i dashur, Sabri Fejzullahu.

Teksa ai këndon dhe filmon veten, Sabriu shfaqet nga pas duke e degjuar me një mimikë që i thotë të gjitha.
Në një kohë ikjesh të personaliteteve të shquara të kombit tonë, nuk mund të mos emocionoheshim nga kjo video e dy artstëve të mëdhenj të botës shqipe.

“Rastësia në këngën e vajit për Gjeniun!
– Dhe ja pse të mëdhenjët mbesin të mëdhenjë edhe pas vdekjes, sepse vargjet e tyre flasin për çdo kohë”, shkruan Çun Lajçi duke vazhduar si më poshtë:

Rastësia në këngën e vajit për Gjeniun!
- Dhe ja pse të mëdhenjët mbesin të mëdhenjë edhe pas vdekjes, sepse vargjet e tyre flasin për çdo kohë:
“ … …
Për ty unë befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
dhe rrallë shihemi, sa rrallë..."
Dora e këtyre vargjeve, Kadare, po përcjellej për n'banesën e fundit, unë n'sheshin Nana Tereze po flisja për Koha Vizionin, duke vajtuar n'këngë, e si përdreq afrohet një njeri. Mendoj, çka don ky n'këngën time dhe dua ti them, (e nuk i them), - largohu mos ma prish vajin n'këngë dhe kur e kthej kokën ja gjenarata ime.
Dyzet vite lojë e këngë n'Teatrin Popullor me Sabriun, Sabrianon, e tani në një qytet jetojmë e shihemi vërtet rrallë, oh sa rrallë!
Më përqafoi mallshëm.
Kurrë mos të pafsha të dorëzuar.
Kurrë me dorën shtrirë!
Populli është me ty, jo kuajt e pushtetit më tha, kur e mori librin e "rrugëve të sosura"!
Nera ime t'kishte parë një ditë me çantën plot libra, por s'e kishte marrë guximin me tu afrua, tha, dhe mbi libra i lëshoi tri moneta; - një të gjelbërt dhe dy blu!
Për sot kaq përfundoi shitja i thashë dhe e mbylla kuferin!
Hej, dyzet vite para, në ket shesh i kemi lënë gjurmët e rinisë i thashë, dhe ja tani i plakur po shes libra mbi gjurmët e mia!
O sa rrallë e sa me mall u morem ngryk dhe me sharki n'dorë haperova sheshit!
- Kadare mbetet Kadare, Kala e pa mposhtur dhe vazhdova ecjen me vargun e tij...
Dhe thënje e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco