Fotot e fundit të J.Lo duken si një konfirmim i ndarjes nga Ben Affleck

Fotot e fundit të J.Lo duken si një konfirmim i ndarjes nga Ben Affleck

11:24, 04/07/2024
A+ Aa A-

Gjatë muajve të fundit është përfolur për divorc mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

 Ylli i muzikës së fundmi nxiti spekulimet për një ndarje të mundshme pasi hoqi unazën e martesës për të promovuar linjën e saj të bukurisë.

Në një postim të bërë në Instagram-in e saj në “J.Lo Beauty” më 2 korrik, Jennifer është duke promovuar kompletin “Ultimate Body + Booster” për kujdesin e trupit. Në video këngëtarja shfaqet me produkte në duar por pa unazën e saj të me diamant që Beni i propozoi në vitin 2022.

Sipas burimeve marrëdhënia ka përfunduar prej muajsh por çifti ka qëndruar shumë hermetik duke mos bërë publike detaje rreth martesës së tyre. Disa media amerikane pohojnë gjithashtu se ata janë të ndarë që në muajin mars, gjë që bie në përputhje me faktin se Ben nuk u shfaq përkrah J.Lo gjatë turneut të shtypit për filmin e saj Atlas dhe në Met Gala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco