Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë, del fotoja e saj me të porsalindurin

Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë, del fotoja e saj me të porsalindurin

09:49, 04/07/2024
A+ Aa A-

Vanessa Hudgens është bërë nënë për herë të parë me bashkëshortin e saj, lojtarin e MLB, Cole Tucker.

Ylli i High School Musical, 35 vjeç, nuk e ka zbuluar ende datën e lindjes, gjininë apo emrin e të porsalindurit, por familja, tashmë me tre anëtarë, u pa duke u larguar nga një spital në Santa Monica.

Ajo ndau një postim vlerësimi për burrin e saj me këtë rast.

Image

“Gëzuar ditëlindjen në copëzës sime të parajsës”, e ka mbishkruar ajo postimin, ku shfaqen fotot e çiftit dhe qenit të tyre. “Ti e bën botën një vend më të ndritshëm vetëm duke qenë ti.”

Hudgens u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në Oscar 2024, në mars, me një fustan të zi të gjatë. Hudgens dhe Tucker u kurorëzuan me një dasmë në xhungël në Tulum, Meksikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco