Habit këngëtari shqiptar: Për 10 vite i kam dhënë makinës pa patentë

Habit këngëtari shqiptar: Për 10 vite i kam dhënë makinës pa patentë

09:02, 04/07/2024
A+ Aa A-

Këngëtari Dren Abazi ka folur mbrëmjen e kaluar në “Top Arena” për jetën e tij personale, ku me shaka tha se vëllai i ka prishur “punë” me vajzat.

Ai tregoi ndër të tjera se për 10 vite i ka dhënë makinës pa patentë. Abazi zbuloi edhe rreth shumës që ndodhet në llogarinë e tij bankare.

 

“Vëllai më ka prishur punë me vajzat se ka qenë gjithnjë më simpatik (qesh). Unë kam leje qarkullimi, e kam marrë me vonesë. I kam dhënë makinës 10 vite pa patentë.

Policët më kanë falur se nuk kam bërë shkelje flagrante. Jam çun i mirë prandaj më kanë falur. Në llogarinë time nuk ka më shumë se 1 milion euro (zëri i së vërtetës nuk e beson)”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco