Aktori i famshëm thyen heshtjen mbi arsyen pse u shtrua në spital

Aktori i famshëm thyen heshtjen mbi arsyen pse u shtrua në spital

17:15, 02/07/2024
A+ Aa A-

Jamie Foxx më në fund ka thyer heshtjen për arsyen pse u shtrua në spital, në prill të vitit 2023.

Aktori 56-vjeçar u shtrua për një urgjencë mjekësore të paspecifikuar gjatë xhirimeve të “Back in Action” me Cameron Diaz në Atlanta, me yllin e Hollivudit që më vonë zbuloi se nuk ishte në gjendje të ecte dhe “pa tunelin, por jo dritën” ndërsa luftonte për të mbijetuar.

Foxx u filmua në Phoenix duke iu hapur fansave për situatën që kaloi, duke zbuluar se filloi me “një dhimbje koke të fortë” që e bëri “të kërkonte Advil”, para se të zgjohej pothuajse tre javë më vonë pa kujtuar atë që kishte ndodhur.

Fituesi i çmimit Oscar dëgjohet të thotë fansave: “Isha i ikur për 20 ditë. Nuk mbaj mend asgjë”.

Jamie Foxx tha se motra dhe vajza e tij e çuan te “doktori i parë” dhe shtoi: “I pari nuk dha shpjegime, ndërsa doktori tjetër tha që kishte diçka në kokën time”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco