Frymëzuar nga Chiara Ferragni, ja si të kombinoni minifundin kargo!

Frymëzuar nga Chiara Ferragni, ja si të kombinoni minifundin kargo!

11:00, 29/06/2024
A+ Aa A-

E dinit që minifundet janë kryefjala e kësaj vere? Veçanërisht minifundet e viteve 2000. Dhe jo vetëm për mbrëmje, por edhe gjatë ditës. 

Ja si të kombinoni fundin kargo!

Blogerja ka postuar një foto ku duket e veshur me minifund klasik kargo, ngjyrë ushtarake dhe me xhepa, që e ka kombinuar me një bluzë polo gri, gjysmë-çizme dhe një çantë lëkure, jeshile të ndezur.

Image

Po si mund ta kombinoni fundin kargo si të Chiara Ferragni-t?

Mjaftojnë vetëm disa detaje të vogla, kombinuar me minifundin kargo për t’i shtuar bukurinë veshjes suaj. Gjatë ditës, mjafton një kanotiere, atlete sportive ose sandale të sheshta dhe një çantë e madhe. Ndërsa, për një prekje më elegante, zakonisht gjatë pasdites apo mbrëmjes, kombinojeni minifundin kargo me një këmishë të bardhë dhe me taka lëkure.

Image

Efekti uau është i garantuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco