Adrola Dushi, në koncertin e Capital T. Reperi zbulon më shumë për raportin e shumëpërfolur

Adrola Dushi, në koncertin e Capital T. Reperi zbulon më shumë për raportin e shumëpërfolur

21:45, 26/06/2024
A+ Aa A-

Asnjëri prej të dyve nuk ka konfirmuar romancën që përflitet prej vitesh, por tashmë të gjithë e dinë. Këtë e tha edhe vetë Capital T në intervistën e tij të fundit për “Pushime on Top”. Megjithatë, siç shtoi ai, shumë shpejt, të gjithë do të mësojnë më shumë edhe për jetën e tij personale.

Në një prej koncerteve të tij, reperi i njohur u ndal për të treguar më shumë për projektet e tij të reja që pritet t’i publikojë së shpejti, bashkëpunimet, por edhe për hitin “Albania”, kënga që iu kushtua Kombëtares Shqiptare në Euro 24. Capital T ka një përgjegjësi të madhe për këtë këngë, të cilën ai e këndon me të gjithë shqiptarët tashmë, në të gjitha koncertet.

Po çfarë planesh ka për verën? Me kë do t’i kalojë pushimet?

Kësaj pyetjeje, Capital T sërish i bën bisht, edhe pse shton se gjatë gjithë stinës së nxehtë do të jetë nëpër koncerte: “Në Shqipëri, me familjen, me shoqërinë, me njerëzit e zemrës, me të gjithë njerëzit që janë afër meje…” – përgjigjet reperi.

Por e di mirë se pyetja nuk është këtu. Fansat janë kuriozë për jetën e tij personale. E sidomos, kur ai vetë ngacmon dhë bën lëmsh rrjetin.

Çdo pikëpyetjeje do t’i jap përgjigje në kohën e duhur. Njerëzit përreth e dinë, po thjesht unë nuk kam dashur të prononcohem. Shpesh e kam thënë që nuk i preferoj shumë pjesët e portaleve, skandaleve. E di që i ndihmojnë shumë artistët, e di që kjo mënyrë është për të promovuar projekte, vetveten. Mendoj që një çift, që është i fuqishëm, e ndihmojnë njëri-tjetrin, mirëpo unë kam pasur qejf të njihem vetëm për muzikë, për punën time…

Megjithatë, më pas, lë edhe një hapësirë që të gjithë të mësojnë më shumë për të, nëse do të presin pak: “E di çfarë? Unë po bëj një album dhe në atë album do të flas shumë edhe për jetën time personale, me raportet e familjes, me lidhjet, me gjithçka, kështu që duroni edhe pak dhe aty janë të gjitha përgjigjet për mua…”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco