Ben Affleck habit me veprimin e fundit: Konfirmim i divorcit me J.Lo

Ben Affleck habit me veprimin e fundit: Konfirmim i divorcit me J.Lo

20:53, 25/06/2024
A+ Aa A-

Ben Affleck sapo na bëri lëmsh me veprimin e tij të fundit lidhur me martesën me Jennifer Lopez.

Aktori është parë së fundmi teksa po hante drekë me vajzën e tij Violet në Los Angeles të shtunën, por vëmendje ka marrë fakti që ishte pa unazën e martesës. Kjo ka shtuar dyshimet pëe atë që po flitet në media prej muajsh, divorc.

Image

Nga ana tjetër këngëtarja ndodhet në Itali ku sipas burimeve po reflekton mbi atë që po ndodh në marrëdhënien e tyre.

Çifti janë përballur me spekulime të shumta për ndarje që nga muaji maj, sipas burimeve Affleck mendon që martesa e tyre ka qënë e nxituar.

Dyshja nuk kanë komentuar ende se çfarë po ndodh realisht me marrdhënien e tyre.

Edhe pse ata kanë ndjekur sëbashku ndeshjen e basketbollit të Samuelit, gjithashtu Jennifer ka marrë pjesë në festën e diplomimit të Violet, thuhet se po shesin shtëpinë e tyre prej 60 milionë dollarësh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco