'Po qaj, por jam mirënjohëse'- Vajza e trajnerit Silvinjo dedikim për Kombëtaren shqiptare pas eliminimit nga Euro 2024

'Po qaj, por jam mirënjohëse'- Vajza e trajnerit Silvinjo dedikim për Kombëtaren shqiptare pas eliminimit nga Euro 2024

18:48, 25/06/2024
A+ Aa A-

Në sfidën e një nate më parë me Spanjën, Shqipëria nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, por pavarësisht kësaj, Kombëtarja kuqezi ka bërë një paraqitje për t’u mbajtur mend.

E emocionuar me paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë u shpreh edhe vajza e trajnerit Silvinjo, Taty Mendes, e cila publikoi foto dhe video nga tribunat e stadiumit të ndeshjes së djeshme.

Në njërin prej imzheve, vajza e Silvinjos kishte pozuar me plisin e bardhë, plisi simbol i shqiptarëve.

Ndërkaq në imazhin tjetër pas përfundimit të ndeshjes, ajo shkroi: “Po qaj, por jam mirënjohëse”.

Në profilin e saj, ajo ndau edhe një video të tifozëve kuq e zi dhe të lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë që përshëndesnin tifozët, tek shkruante “përgjithmonë luftëtarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco