15 vite nga vdekja e mbretit legjendar të muzikës, Michael Jackson

15 vite nga vdekja e mbretit legjendar të muzikës, Michael Jackson

17:39, 25/06/2024
A+ Aa A-
Kanë kaluar 15 vjet nga vdekja e ‘Mbretit të Popit’, Michael Jackson. Ai u nda nga jetë më 25 qershor të vitit 2009, por ndikimi i tij në industrinë e muzikës vazhdon që të ketë jehonë edhe sot.Në nga personazhet e famshëm më ikonë, ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare.

Jackson mori një mbidozë me ilaçe gjumi dhe zemra e tij pushoi. Disa ditë përpara vdekjes së tij, Michael-i tha në mënyrë të mistershme:
“Mua do të më vrasin”. Shumë kohë pas vdekjes së tij, muzika e Michael Jackson vazhdon të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme, duke kryesuar shpesh listën e yjeve të vdekur në fitimet e revistës “Forbes”.

Vlerësimet sugjerojnë se të ardhurat për trashëgimtarët e Jackson arritën në rreth 115 milionë dollarë vitin e kaluar, falë një hiti muzikor në Nju Jork dhe një shfaqjeje tjetër të Jackson në Las Vegas.

Ai ishte një idhull fëmijësh që e bëri të famshme të gjithë familjen e tij, madje edhe kur ishte i vogël, duke udhëhequr “Jackson Five”.
Mënyra e çuditshme e jetesës së Jackson dhe akuzat për sjellje të pahijshme seksuale dëmtuan më vonë imazhin e tij, duke çuar në një “gjykim” në 2005 që përfundoi me lirimin e tij nga të gjitha akuzat. Sidoqoftë, dokumenti “Leaving Neverland” rishikoi akuzat për abuzim seksual të fëmijëve kundër Jackson në 2019.
Pavarësisht të gjitha polemikave, Jackson mbetet ylli më i madh i muzikës i të gjitha kohërave për fansat e tij. Çdo vit, fansat bëjnë një pelegrinazh në varrin e tij në Kaliforni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco