Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike

KAFE SHQETO/ Katër heroina të artit botëror në një balet për gruan, Hoxha: Drama të tilla aktuale në shoqëri

09:59, 25/06/2024
A+ Aa A-

Ana Karenina, Zhuljeta, Violeta dhe Carmen. Katër gratë më të njohura të artit për tragjedinë, madhështinë dhe dashurinë bëhen pjesë e të njëjtës shfaqje në Tiranë.

Të martën dhe të mërkurën në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në skenë ngjitet baleti “Fatalita” me koreografi të koreografit të shquar italian, Toni Candeloro.

Baleti synon të japë mesazhe mbi dramën e gruas në shoqëri e kohë të ndryshme.

Ndërsa heroina është gruaja që vdes vepra përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë: Stop dhunës dhe nënshtrimit të gruas, që fundi i saj të mos jetë fatal!

E ftuar ditën e siotme në ‘Kafe Shqeto’ koreografia Enada Hoxha u shpreh se shfaqja bart një këndvështrim modern të kostumografisë, frymëzuar nga katër kryeveprat botërore ndërsa premiera dedikuar grave, të forta e të brishta njëherësh i drejtohet shoqërisë dhe rolit të secilit.

Pjesë nga biseda:

‘Fataliteti’ nuk ka ardhur rastësisht, është një ide e gjitha e imja dhe unë pata fatim që të ja dorëzoja të gjithë idenë time Toni Candeloros duke e njohur kapacitetin e tij pasi është një artist i jashtëzakonshëm. pasi është një artist që ka punuar me 'kokat e baletit'.

Mua më ka lançuar jashtë nëpër botë me yjet e kërcimit kështu që për mua ishte nder, për mua dhe (për teatrin) që ta silnim idenë time në një dimension tjetër.

Unë e nisa ta krijoja madje një ide tjetër, jo teatrale por në show, kurse Toni e ruajti komplet pjesën e teatrin në skenë duke e sjellë në një dimension tjetër sa i përket idesë, dimension ky që shihet rrallë në teatër.

Përmendim këtu menyrën se si e ka bërë koreografinë, ndriçmin dhe ka bërë një gjë magjike që mendoj se kush e ka parë deri më tani në prova ka thënë që është diçka e rrallë.

Unë zakonisht e mbaj veten dhe e përcaktoj veten tek vepra dramatike, dhe ndër vite kam kërcyer pafund vepra të tilla, por këtë radhë mendova të sjell ekstraktin e tyre duke sjellë 4 kryevepra botërore, me një dramë të fuqishme 4 gra që i bën bashkë guximi drejt vdekjes.

Klea Sula/ Syri/Net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco