Dafina Zeqiri reagon për vdekjen e poetit Agim Doçi, thotë se ia realizoi këngën e parë në shqip

Dafina Zeqiri reagon për vdekjen e poetit Agim Doçi, thotë se ia realizoi këngën e parë në shqip

14:50, 24/06/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme (e hënë) ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi. Ai vdiq në moshën 76-vjeçare pas disa problemeve shëndetësore që kishte.

Artisti, i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare, ka bashkëpunuar me emra të njohur. Një reagim për vdekjen e tij në rrjete sociale e ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo zbulon se këngën e saj të parë në shqip ia ka punuar Doçi, e cila titullohet “Harrimi i dashurisë”.

“U prehsh në paqe. Tekstin, këngën time të parë shqipe “Harrimi i dashurisë”. E punuar nga ti, do të mbetet gjithmonë një nga projektet e mia favorite”, ka shkruar ajo.

Image

Doçi thuhet se u paraqit mëngjesin e 22 qershorit në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe u shtrua menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi, pasi pësoi hemorragji cerebrale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco