Kate Winslet: Skenat romantike të “Titanic” ishin makth

Kate Winslet: Skenat romantike të “Titanic” ishin makth

19:23, 23/06/2024
A+ Aa A-

Puthja e Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio në Titanic është një nga puthjet më të bukura në kinema. “Nuk ishte e ëmbël, romantike, e mirë, nuk ishte asgjë nga këto”, kështu ka treguar aktorja në Vanity Fair, duke reaguar ndaj disa skenave ikonike që ka luajtur.

Kate Winslet tha se duhej ta rixhironin skenën pa pushim, dhe shumë herë iu desh të ribënin grimin.

“Përfundova duke u dukur si një karamele pas çdo shkrepjeje, sepse grimi [i Leos] po më njolloste”, tha ajo. “Dhe ai dukej sikur diçka i mungonte nga fytyra e tij sepse kishte një shenjë të madhe të errët nga grimi im që i lyhej”.

Ajo tha gjithashtu se skena ku thotë “Jack, unë po fluturoj” dhe na bën të qajmë, ishte një “makth” sepse DiCaprio nuk mund të ndalonte së qeshuri.

“Ne u desh ta xhironim katër herë për shkak të ndriçimit… James Cameron (regjisori i filmit) donte që drita të ishte qartësisht specifike,” tha Winslet. “Kështu që më duhej të fshihesha aty-këtu,” vazhdoi ajo, duke treguar bluzën e saj, “në njërën anë kisha grimin dhe furçat e tij (të DiCaprios), në anën tjetër timen. Dhe, ai po na rilyente”.

Përveç grimit, ata kishin problem edhe me veshjet. “Po e shikoj dhe e shoh vetëm sa nuk munda të merrja frymë në atë korse të mallkuar”, theksoi Kate duke komentuar skenën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco