Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

10:51, 23/06/2024
A+ Aa A-

Elon Musk thuhet se është bërë baba sërish. Sipas Bloomberg, miliarderi dyshohet se mirëpriti fëmijën e tij të tretë me pronaren e ‘Neuralink’, Shivon Zilis në fillim të këtij viti, duke u bërë kështu baba për herë të 12-të.

Emri dhe gjinia e foshnjës nuk janë bërë ende të ditura.

Manjati 52-vjeçar i Tesla-s mirëpriti më parë binjakët Strider dhe Azure me Zilis, 38 vjeçe, në nëntor 2021.

Vogëlushët erdhën vetëm një muaj para lindjes së vajzës Exa Dark Sideral, e njohur ndryshe si Y, të cilën ai dhe partnerja e tij e atëhershme, Grimes, e mirëpritën nëpërmjet një surrogate.

Image

Musk gjithashtu ndan djemtë Techno Mechanicus dhe X AE A-XII me ish-partneren Grimes, 36 vjeçe.

Biznesmeni kontrovers ndan gjithashtu binjakët Griffin dhe Vivian, të cilët kanë lindur në vitin 2004, dhe trenjakët Kai, Saxon dhe Damian, të cilët erdhën në jetë në vitin 2006, me ish-bashkëshorten Justine Musk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco