Lëvizja e fundit e Jennifer Lopez për të shpëtuar martesën e saj me Ben Affleck

Lëvizja e fundit e Jennifer Lopez për të shpëtuar martesën e saj me Ben Affleck

12:47, 22/06/2024
A+ Aa A-

Shtypi ndërkombëtar nuk ka dyshime: Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë një hap larg divorcit. Megjithatë J.Lo nuk dorëzohet. Ylli nuk ka ndërmend të shohë të dështojë dasmën e tyre dhe ajo po bën gjithçka për ta shpëtuar.

Lëvizja e fundit? Pasi anuloi datat verore të turneut të saj në Shtetet e Bashkuara, ajo mesa duket po organizon një udhëtim me bashkëshortin e saj në Itali, një vend që ishte zgjedhja e tyre për muajin e tyre romantik (të dytë) të mjaltit në gusht 2022.

Asokohe, të sapomartuarit zgjodhën mes ndalesave të ndryshme liqenin e Komos, ku u pikasën nga paparacët të buzëqeshur, shumë të dashuruar, gjithmonë dorë për dore. Këtë herë J.Lo, për të bashkuar pjesët e një marrëdhënieje në krizë të thellë, nëse u referohemi tabloideve amerikane, ajo do të planifikonte një udhëtim midis bregut të Sorrentos, Taorminës dhe ishujve Aeolian. Të gjitha destinacionet super romantike, me të cilat ajo shpreson të parandalojë prishjen e martesës.

Image

Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkaktoi krizën mes dy yjeve. Nëse dëgjojmë thashethemet, Beni dhe J.Lo kanë personalitete dhe stile jetese krejtësisht të ndryshme. Dhe kjo do ta kishte lodhur marrëdhënien në planin afatgjatë.

Në veçanti, duket se Affleck është i acaruar nga lidhja e tepruar e gruas së tij me punën dhe qëndrimi i saj autoritar: "Para dasmës J.Lo dha një performancë të denjë për Oscar për Benin, duke u shtirur si gruaja e ardhshme perfekte dhe e përshtatshme. Tani i drejton gishtin dhe i bërtet edhe në publik”. 

Aktori, nga ana tjetër, ka një temperament të keq: "Ai pi cigare njëra pas tjetrës, shan dhe duket i acaruar shumicën e kohës. Regjisor dhe aktor i shkëlqyer, por nuk qesh shumë me të”. Prej javësh tabloidet kanë shkruar se Beni është larguar nga shtëpia e familjes dhe është transferuar në një pronë me qira në Brentwood.

Image

Së fundmi, dolën thashethemet se vila në Beverly Hills e blerë nga çifti vetëm vitin e kaluar për rreth 60 milionë dollarë është nxjerrë në shitje. Të gjithë elementët të cilët - të kombinuar me rishfaqjen e fundit të akullt të të dyve si çift (në ndeshjen e basketbollit të djalit të tij Samuel) - kishin çuar në spekulime për një divorc të afërt.

Image

Por Jennifer, e cila doli e “shkatërruar” nga ndarja e saj me Benin në vitin 2004, nëse dëgjon thashethemet e fundit, nuk pranon një dështim të dytë. Dhe ajo po bën gjithçka për të shpëtuar martesën. Përveç anulimit të datave të turneut veror, sipas Daily Mail ajo madje i kërkoi ndihmë Jennifer Garner, ish-bashkëshortes së Affleck. Tani lëvizja e re: një udhëtim në Itali, një vend që dy vite më parë ishte mjedisi i ditëve më të lumtura dhe më romantike me Benin.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco