Don Omar tregon gjendjen shëndetësore, pas diagnostikimit me kancer

Don Omar tregon gjendjen shëndetësore, pas diagnostikimit me kancer

15:10, 20/06/2024
A+ Aa A-

Dy ditë më parë Don Omar njoftoi njerëzit se është diagnostikuar me kancer, duke shqetësuar fansat e tij në mbarë botën. Përmes një postimi në Instagram, artisti na ka përditësuar me gjendjen shëndetësore, duke treguar se fatmirësisht, është kuruar.

“U zgjova sot pa kancer dhe mirënjohës. Faleminderit për urimet e mira, lutjet dhe qindra mesazhet. Operacioni shkoi me sukses”, u shpreh ai, duke shtuar se është momenti i rikuperimit.

Më tej, Don Omar tregoi se po shkonte në shtëpi për t'u rikuperuar.

Image

Artisti (emri i vërtetë i së cilit është William Omar Landrón Rivera) u shpreh dy ditë më parë se ishte optimist për trajtimin, duke thënë: “Sot po, por nesër nuk do të kem kancer. Shihemi së shpejti. F*ck kanceri”, u shpreh ai.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco