Pas pauzës dhe konfliktit të bujshëm, rikthehet Tayna!

Pas pauzës dhe konfliktit të bujshëm, rikthehet Tayna!

10:35, 20/06/2024
A+ Aa A-

Numërimi mbrapsht ka nisur tanimë. “Alpha Show” mbahet në stadium më 27 qershor dhe biletat po shiten me shpejtësi. 

Mes shumë artistëve që do jenë pjesë e këtij shoë është konfirmuar së fundmi edhe Tayna. Lajmi është bërë i ditur në mediat sociale nga vetë artistja.

Pjesëmarrja e saj vjen pas një pauze nga muzika dhe konfliktit të fundit me ish-menaxherin Rinor Hykolli.

Megjithatë, duket se artistja është gati të rikthehet dhe kjo do jetë hera e parë që ajo ngjiten në skenën e “Alpha Show”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco