Ian McKellen thyen heshtjen nga spitali: Mezi pres të kthehem në punë

Ian McKellen thyen heshtjen nga spitali: Mezi pres të kthehem në punë

22:46, 19/06/2024
A+ Aa A-

Aktori Ian McKellen ka thyer heshtjen pas aksidentit të tij në skenë gjatë performancës. Legjenda e aktrimit ra nga skena teksa luante në Player Kings në teatrin Noel Coward në Londër të dielën.

Image

Në një deklaratë në X, Sir Ian falënderoi stafin mjekësor dhe tha se ai pret me padurim të kthehet në punë.

 

Aktori tha: Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen që nga aksidenti gjatë një shfaqjeje të Player Kings. Dëmtimet e mia janë diagnostikuar dhe trajtuar nga një sërë ekspertësh, specialistësh dhe infermierësh që punojnë pranë Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Atyre, natyrisht, u jam shumë borxhli. Ata më kanë siguruar se shërimi im do të jetë i plotë dhe i shpejtë.

Sir Ian shtoi: Mezi pres të kthehem në punë.

Shfaqja në West End u anulua dhe publiku i habitur doli nga teatri. Shumë nga të pranishmit dhe dëshmitarët thanë se skena e incidentit ishte traumatike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco