'Nuk do të isha këtu'/ Gordon Ramsay i mbijeton aksidentit të rëndë

'Nuk do të isha këtu'/ Gordon Ramsay i mbijeton aksidentit të rëndë

09:17, 17/06/2024
A+ Aa A-

Kuzhinieri i njohur britanik Gordon Ramsay ka përshkruar se ndihet i tronditur pas një aksidenti të rëndë që pësoi me biçikletë në SHBA.

Në një video të postuar në mediat e tij sociale, ai tregoi plagët e marra, për të cilat shkoi në spital.

Ylli i formatit të njohur televiziv “Hell’s Kitchen” theksoi rëndësinë e mbajtjes së një helmete.

 

“Ju lutem, mbani një helmetë. Nëse nuk do ta kisha, sinqerisht, nuk do të isha këtu tani“, shprehet ai.

Babai i 6 fëmijëve tregoi se kishte nevojë për një operacion urgjent pas aksidentit të rëndë.

Fansat ishin të shqetësuar për mirëqenien e tij ndërsa i uruan shërim të shpejtë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco