Thuhet se J.Lo nuk do të mundohet më të shpëtojë martesën me Ben

Thuhet se J.Lo nuk do të mundohet më të shpëtojë martesën me Ben

13:37, 16/06/2024
A+ Aa A-

J.Lo nuk do të përpiqet më të shpëtojë martesën e saj me Ben Affleck, thonë burime pranë Daily Mail, pasi është lodhur dhe vërtet është munduar që të lërë pas problemet me aktorin.

Image

“Jenny ka kaluar mjaftueshëm dhe është vërtet e lodhur. Nuk mund të bëjë më shumë, pasi nuk ka përmirësime, por përkeqësime” u shpreh personi anonim.

Ndërkohë, ylli i muzikës po bën më të mirën për t’u përqendruar te vetja dhe fëmijët e saj, binjakët Max dhe Emme, 6 vjeç.

Image

Megjithatë, Lopez dhe Affleck janë takuar, pasi festuan diplomimin e djalit të Ben, Samuel. Ajo u fotografua në event me binjakët e saj, por nuk u shfaq bashkë me Ben në ceremoni. 

Javën e kaluar u fotografua duke drekuar me vajzën e Ben, Violet, për të cilën aktori bashkëprindëron me ish-gruan, Jennifer Garner.

Image

Çifti ndezi thashethemet për divorc, pasi u raportua se po jetojnë në shtëpi të ndara dhe se në marrëdhënien e tyre ka një krizë.

Zërat u shtuan kur ata e vendosën shtëpinë e tyre të përbashkët në shitje në fillim të qershorit, ndërsa ende nuk dihen arsyet e kësaj krize në martesën e çiftit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco