Lajmi i fundit

Konferenca e kombëtares Kuqezi, flet Rei Manaj

Jori Delli flet (sërish) për raportin me Noizy-n: Më ka uruar për lidhjen aktuale

Jori Delli flet (sërish) për raportin me Noizy-n: Më ka uruar për lidhjen aktuale

17:46, 15/06/2024
A+ Aa A-

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 2” ka qenë e ftuar në episodin e parë të emisionit “Top Arena” ku është pyetur për pasionin e saj ndaj futbollit, por edhe për raportin e saj me Noizyn dhe mesazhet që ka marrë nga ky i fundit për lidhjen e saj aktuale.

Image

Jori thotë mes saj dhe Noizyt nuk ka pasur kurrë asnjë lidhje.

“Ai madje më ka uruar edhe për lidhjen time aktuale, por mes meje dhe Noizyt nuk ka pasur asgjë më shumë. Mund të them që ai qenë si një vëlla i madh për mua,” thotë Delli.

Kujtojmë që shkak për të gjitha hamendësimet për ta u bënë disa foto të modeles në një jaht, ku ajo shfaqej me rroba banjo të bardha.

Njerëzit u bënë kuriozë, ndërkohë që vetë Jori pak javë më pas sqaroi në një intervistë për “Live from Tirana” se mes saj dhe Noizyt nuk ka asnjë romancë, por thjesht një bashkëpunim profesional për klipin e ri muzikor të reperit.

Image

Jori, nga ana tjetër prej disa kohësh është në një lidhje me reperin italian Fred de Palma.

Ata kanë një njohje shumë të gjatë, pasi kanë qenë të lidhur dhe me pas janë ndarë. Pas daljes së Jorit nga “BBVA 2”, ajo është rilidhur me reperin, me të cilin ndan shpesh momente  nga jetesa në Itali, si dhe aventurat e tyre përmes fotove dhe videove të ndryshme në rrjetet sociale.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco