Lajmi i fundit

Konferenca e kombëtares Kuqezi, flet Rei Manaj

George Clooney dhe Amal Clooney drejt ndarjes dhe arsyeja është kjo!

George Clooney dhe Amal Clooney drejt ndarjes dhe arsyeja është kjo!

16:35, 15/06/2024
A+ Aa A-

George Clooney dhe Amal Clooney janë një nga çiftet më të dashur në Hollywood.

Megjithatë, thuhet se jo gjithçka është mirë në jetën e tyre romantike. Një burim së fundmi zbuloi se martesa e tyre shumëvjeçare dyshohet se është drejt fundit.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti po jeton ‘jetë të ndara’, duke vënë në dukje se ata mund ta kenë pasur gjithnjë e më të vështirë të mbajnë marrëdhënien e tyre sepse të dy janë shumë të përkushtuar ndaj punës së tyre.

Një burim tha së fundmi për “In Touch” se aktori së shpejti se do të transferohet në Nju Jork për të paktën një vit për të luajtur në Broadway.

Burimi shton më tej se çifti dyshohet se ka filluar të ‘jetë nën presion’, duke vënë në dukje se pjesën më të madhe të ditës, ata po ‘jetojnë jetë të ndara’ dhe po kalojnë kohë në botë të ndryshme për shkak të orarit të tyre të ngjeshur të punës.

Oraret e zëna të Clooney dhe gruas së tij thuhet se kanë tensionuar marrëdhëniet e tyre, siç shpjegoi burimi. Ata dyshohet se kalojnë kohë së bashku vetëm kur janë me pushime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco