Këshilla e ditës: Kur të të pyesin 'pse më ke bërë block', reago si Mc Kresha

Këshilla e ditës: Kur të të pyesin 'pse më ke bërë block', reago si Mc Kresha

16:30, 15/06/2024
A+ Aa A-

Mc Kresha ishte mbrëmë i ftuar në “Top Arena”, meqë ka nisur edhe Euro 2024 (dhe të kujtojmë se sot është ndeshja e parë e Shqipërisë përballë Italisë). Megjithatë, ai s’i shpëtoi një pyetjeje të beftë nga Rikja, e cila e pyeti se pse i kishte bërë block në Instagram.

Image

Kresha, me një reagim prej një njeriu tejet të çuditur (hyri në rol apo e kishte seriozisht nuk e dimë), na frymëzojmë të bëjmë të njëjtën gjë kur njerëzit na pyesin “ore/moj, pse më ke bërë block?”. Jo vetëm që do shmangësh debate, po dalësh dhe sikur s'e ke idenë fare se ç'ka ndodhur me Instagram-in tënd. Pak a shumë si situata kur thua: "Uaaa, më ke shkruar?!", edhe pse e ke hequr direkt njoftimin me një mimikë të bezdisur.

Rikja mori fjalën dhe tha: “Muzikën e Kreshës unë e adhuroj vërtet, por mesa di unë, më ka bërë block në Instagram dhe kam vite që pyes veten pse”. Kresha, i habitur ia ktheu: “Për Zotin, nuk e di”.

Image

Domosdo, s’kishte si të mos ndërhynte Manushi dhe të thoshtë: “Rike, se mos e ke ngacmuar çunin” dhe Kresha për ta mbyllur bisedën tha se do kontrollonte telefonin dhe i premtoi Rikes se do ia hiqte block-un.

Tani, nuk e dimë pse njerëzit e kanë kaq problem t’u bësh block, por nëse të pyesin, bëj si Kresha, pra, sikur nuk di gjë, ose përplas të vërtetën. Ti e di domethënë, si ta shohësh terezinë, humorin, qasjen…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco