Heidi Baçi refuzon ofertën televizive dhe 'arratiset' drejt… Çfarë ndodhi me finalisten e 'Big Brother'

Heidi Baçi refuzon ofertën televizive dhe 'arratiset' drejt… Çfarë ndodhi me finalisten e 'Big Brother'

11:08, 15/06/2024
A+ Aa A-

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 3”, vëmendja për çiftin e shtëpisë më të famshme ka qenë e madhe. Heidi dhe Romeo kanë shijuar ditët e para pas spektaklit, duke zgjedhur që të “arratisen” për një fundjavë në jug. Duket se tashmë, e ardhmja e tyre do të jetë në ekran, pasi që të dy kanë shprehur hapur ambiciet rreth të ardhmes në televizion.

Në intervistat e saj, Heidi është shprehur se tashmë po e mendon seriozisht rikthimin përfundimtar në vendin tonë, ku dhe dëshiron që të jetë e pranishme në ekran. Por, teksa vera sapo ka nisur dhe planet për të dhe Romeon janë të shumta, ajo ka gjetur pak kohë për një “arratisje” të shkurtër në Itali.

Në rrjetet e saj sociale, finalistja e “Big Brother” ka postuar një foto nga shteti fqinj, ku edhe ka shkruar “Pak nga Italia ime”. Sakaq, për bionden simpatike kanë mbërritur ofertat e para mediatike, por ajo ka vendosur që t’i refuzojë.

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, në javën e fundit të spektaklit, Heidi mori një ofertë nga Edi Manushi për t’u bërë pjesë e “Procesit Sportiv”. Bëhet fjalë për një ofertë lidhur me programin që do të nisë këtë muaj në “Top Channel”, dedikuar kampionatit europian të futbollit. Mesa duket, bukuroshja nuk është bindur se është koha për të dalë në ekran si moderatore tashmë, duke qenë se kjo është një eksperiencë e re për të.

Tashmë që ka shijuar disa ditë relaksi me të dashurin e saj, ajo ka vendosur që të rikthehet në Itali, ku të kalojë më shumë kohë më familjen dhe miqtë e saj. Ka mjaftuar kjo foto e Heidit që fansat të shqetësohen për një ndarje mes çiftit. Por me sa duket, gjërat mes dyshes janë perfekt dhe të dy po shijojnë njëri-tjetrin, por edhe disa ditë relaksi pranë familjeve të tyre.

Ndonëse lajmi nuk është konfimuar akoma nga çifti, disa burime për “Vip Magazine” kanë treguar se tashmë Heidi dhe Romeo po bashkëjetojnë. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë, ndërsa sipas medias, çifti po planifikojnë pushimet e tyre këtë verë.

Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëritjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media. Me pjesëmarrjen në koncertin e Alban Skënderajt, e gjithë vëmendja e fansave ishte te çifti, ndërsa ata u shfaqën duke kërcyer dhe kënduar të përqafuar së bashku. Historia e dashurisë së Romeos dhe Heidit nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku dyshja u njohën dhe krijuan një romancë së bashku. Ndonëse në rrjet u aludua se ata do të ndahen me mbarimin e spektaklit, çifti ua kanë “mbyllur gojën” të gjithëve duke treguar se ata po e shijojnë dashurinë e tyre.

Pak ditë më parë, finalistja ishte e ftuar në “Top Media”, ku edhe foli për projektet e saj. E pyetur nëse ka plane për televizion, ajo ka pranuar se diçka e tillë është në planet e saj.

“Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do të doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat edhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim… Më ka marrë malli edhe për Milanon, sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime… Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane, por nuk më ka shkuar siç duhej. Nuk më shqetëson fama që kam marrë. Madje, ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do të isha budallaqe nëse do të mendoja se nuk do të kisha vëmendje. Edhe familjarët e mi janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është familja. Kur ke ata, ke gjithë botën”, – u shpreh Heidi.

Ndërkohë që ajo dhe Romeo po përgatiten për pushimet e tyre, duket se çifti është edhe në bisedime për kontrata të reja televizive, ku këtë herë kryefjala është Heidi. Nga ana tjetër, Romeo do të ketë një sezon të ngjeshur veror, pasi kërkesat për të qenë në koncerte janë shtuar. Tashmë, në koncerte me të shkon edhe Heidi, e cila shijon atmosferën, por edhe dedikimet romantike që partneri i bën.

Aktori Romeo Veshaj në orët e para të mëngjesit ka performuar në një ndër lokalet e Tiranës së bashku me mikun e tij, këngëtarin Elgit Doda. Romeo u shoqërua nga partnerja e tij Heidi Baçi, ndërsa një moment teksa po këndonte në skenë ai i ka drejtuar gishtin të dashurës së tij.

“Ma thoni si me qesh unë/ kur po më qan zemra./ Veç ka dit ka dit me m’vra,/ e kur më rrejti/ në sy më pa. E keni dit/ e asnjëri nuk ma tha”, – ishin disa nga rreshtat e këngës që po performonte Romeo teksa i drejtoi gishtin Heidit. Kjo e fundi ka postuar videon e aktorit duke kënduar, ndërsa krahas saj shkruan: “Çfarë zemre Romeo Veshaj. Ndonëse pas daljes së çiftit nga ‘BBV’ u përfol për ndarje, dyshja i kanë hedhur poshtë këto aludime duke ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ foto nga pushimet e tyre së bashku, ku dukeshin mjaft të lumtur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco