Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, kush e ka rradhën?

Princi Harry anuloi pjesëmarrjen në dasmën e vitit, shkak marrëdhëniet e tensionuara me familjen e tij

Princi Harry anuloi pjesëmarrjen në dasmën e vitit, shkak marrëdhëniet e tensionuara me familjen e tij

21:31, 06/06/2024
A+ Aa A-

Princi Harry anuloi pjesëmarrjen e tij në “dasmën e vitit” të një prej njerëzve më të pasur të Britanisë, Dukës së Westminsterit, Hugh Grosvenor, sepse e kuptoi se prania e tij do të shkaktonte reagime për shkak të marrëdhënieve të tensionuara të princit me familjen e tij.

Si Harry, 39 vjeç, dhe vëllai i tij, Princi William, janë miq të vjetër të Grosvenor, i cili do të martohet me menaxheren Olivia Henson në Katedralen Chester të premten, raporton Daily Mail. Princi William është planifikuar të drejtojë ceremoninë, ku do të marrin pjesë dhjetëra miq të përbashkët të familjes, disa prej të cilëve nuk janë më në bisedë me Princin Harry.

“Të dyja palët (si Duka i Westminsterit dhe Princi Harry) kanë vendosur që nuk është e përshtatshme për Harry-n të marrë pjesë në dasmë. Ishte një marrëveshje mes dy miqve”, njofton revista People. Revista ka përcjellë edhe urimet e princit për të sapomartuarit. Hugh Grosvenor dhe familja e tij kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë me familjen mbretërore për breza të tërë.

Duka i Westminsterit, i cili trashëgoi titullin dhe pasurinë familjare në moshën 25-vjeçare kur babai i tij vdiq papritur në vitin 2016, është gjithashtu kumbar i Princit George, 10 vjeç, djali i madh i Princit William dhe Kate Middleton.

Dasma e Hugh dhe Olivia do të bëhet të premten në mesditë në Katedralen Chester.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco