Lea ka fituar 100,000 ndjekës në Instagram pasi Kylian Mbappe e pa në një restorant.
Së bashku me shokun e tij të skuadrës në PSG, Ousmane Dembele, Mbappe u ul në restorantin luksoz La Guerite. Ai po bisedonte me Dembelen kur mbeti i shtangur nga një grua që iu afrua tryezës së tij duke valëvitur një flamur të Francës.
Vajza e quajtur Lea, është identifikuar në Instagram dhe ka fituar shumë ndjekës.
??? pic.twitter.com/S7VElY0zKs
— Salomé ? (@S_allomenn) May 19, 2024
Para se të shfaqej në videon e Mbappe, influencuesja kishte rreth 2,000 ndjekës në Instagram, mirëpo tani ajo ka 142,000 fansa. Dhe nëse shkoni në seksionin e komenteve të disa prej postimeve të Leas, do të vini re se fansat e Mbappe janë kudo.
© SYRI.net