Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

Sherr i ashpër mes Britney Spears dhe partnerit të saj në një hotel! E plagosur, këngëtarja bërtet nëpër korridore

Sherr i ashpër mes Britney Spears dhe partnerit të saj në një hotel! E plagosur, këngëtarja bërtet nëpër korridore

20:43, 03/05/2024
A+ Aa A-

Fotot e Britney Spears në gjendje të keqe, duke ecur e mbështjellë me një batanije dhe e shoqëruar nga policia jashtë një hoteli në Los Angeles, po bëjnë xhiron e internetit.

TMZ raporton se ylli i popit pati një debat të ashpër me partnerin e saj, Paul Soliz , ku situata i doli jashtë kontrollit. Mbrëmjen e së mërkurës në 1 maj, Spears shkoi në një hotel me Soliz. Disa orë më vonë, një kalimtar i rastësishëm thirri policinë, duke pretenduar se një grua që përputhej me përshkrimin e yllit 42-vjeçar, po ngacmonte dhe kërcënonte punonjësit dhe klientët e hotelit.

Oficerët mbërritën pak pas orës 22:30, por u larguan pasi nuk panë asgjë të dyshimtë në atë kohë.  Dyshja hynë në një dhomë hoteli rreth orës 23:00, ku vazhduan të festonin dhe të pinin. Ndërsa ndodheshin në dhomë, ata filluan të ziheshin, ku situata degradoi dhe u shndërrua në një përleshje me grushte. Spears u godit me shkelm në këmbë nga partneri. Burimet nga TMZ thonë se këngëtarja “po bërtiste dhe ishte jashtë kontrollit në korridorin e suitës së saj dhe disa të ftuar menduan se ajo po kishte një krizë mendore, kështu që ata thirrën një ambulancë “.

Gjithashtu janë publikuar edhe pamjet nga mbërritja e ambulancës në hotel. Mjekët tentuan të flisnin me Britneyn e cila po largohej nga hoteli me një jastëk dhe batanije të mbështjellë rreth saj, por ajo refuzoi shërbimin e tyre. Duke qarë ajo nuk hyri në ambulancë, por u largua e vetme pa partnerin e saj.

Në një postim në Instagram ajo përgënjeshtroi se ishte përleshur me partnerin e saj. Ajo publikoi një video të këmbës së saj të ënjtur dhe u shpreh se ka ndrydhur kyçin e këmbës në një sallë kërcimi në hotelin ku qëndronte. Këngëtarja shprehet se është gënjeshtër sherri me partnerin e saj dhe se kërkon respektin e të gjithëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco