I kërkuar për vrasje, ndalohet nga policia reperi shqiptar

I kërkuar për vrasje, ndalohet nga policia reperi shqiptar

11:03, 03/05/2024
A+ Aa A-

Reperi kosovar, Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në Kolovicë, në fund të muajit mars, është ndaluar nga Policia.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprat “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ai dhe i dyshuari tjetër, Fitim Doda, i cili u dorëzua më 24 prill në Polici, dyshohen për tentim vrasje më 26 mars, në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Kolovicë të Prishtinës.

Kujtojmë se Prishtina u trondit atë ditë nga dy incidente që ndodhën në orët e pasdites dhe në mbrëmje, e që përfunduan tragjikisht me vrasjen e dy personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco